Ilmi Plaka: Ju rrëfej takimin e parë me babain në burg

0
132
blank

Një fëmijë pesëvjeçar, i veshur me rrobat më të mira, niset bashkë me nënën dhe gjyshen për një udhëtim që do të shënojë jetën e tij: takimin e parë me babanë, i cili ndodhej në burg. Përmes këtij rrëfimi, zbulojmë tragjedinë e një brezi të ndarë nga prindërit prej dhunës së regjimit komunist dhe pafajësinë e fëmijërisë që përplaset me realitetin e egër.

 

Pjesë nga intervista e Ilmi Plakës dhe një video 1-minutëshe ku rrëfen takimin e parë me babain:

“Ishte një ditë pranvere e vitit 1949. Sapo kisha mbushur pesë vjeç. Nëna ime, Behija, më veshi me rrobat më të mira që kisha dhe më tha se bashkë me gjyshen time do të niseshim për rrugë.

Nuk e dija fare se ku do të shkonim, por u gëzova shumë kur vesha rrobat e mira dhe mendova se do të niseshim për shëtitje — kështu e kuptoja unë në atë kohë. Mbaj mend çdo detaj, qysh kur nëna më vishte me kujdes. Mbaj mend edhe gjyshen, që kishte mbledhur disa trasta dhe po i mbushte me ushqime e rroba.

 

U nisëm herët në mëngjes. Pasi ecëm më këmbë një rrugë të gjatë, u ulëm të pushojmë pak, dhe me ne u bashkua edhe nusja e dajës dhe kushëriri im. Nëna më afroi në prehër dhe nisi të më tregonte se ku do të shkonim. Më tha se do të kalonim disa qytete e fshatra, shumë fusha e male. Do të shkonim në një vend që quhej Kuçovë — një emër që e dëgjoja për herë të parë. Pastaj vazhdoi të më tregonte se aty do të gjenim babain tim.

 

U emocionova shumë. Nuk e kisha takuar kurrë në jetë babain tim. Unë linda një muaj pasi ai ishte arrestuar. Kisha dëgjuar nga nëna dhe gjyshja shumë rrëfime për të, por nuk e njihja. Nuk e kuptoja dot pse unë, si fëmijë, nuk kisha një baba, ndërsa shokët e mi e kishin.”

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here