I arrestuar më 31 dhjetor

0
125
blank

Megjithëse dita e fundit e vitit, 31 dhjetori ishte e përshtatshme për organet e Sigurimit të Shtetit të kryenin arrestime. Pikërisht këtë ditë i tregonin popullit se duhet të ishte vigjilent se “armiku” vepronte. Qani Nexhip Zdrava (1919-2004), vinte nga një dënim i mëparshëm në vitet 1945-1956. Për ta bërë shembull, dënimi i dytë u caktua me datë arrestimi 31 dhjetorin 1963, a thua se ishte kapur në flagrancë, apo se nuk priste puna deri vitin tjetër. Ishte një arrestim demonstrativ.  U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal se në vitet 1956-1963 kishte bërë agjitacion me një shok që e kish njohur në burg dhe se pushteti do rrëzohej e do fillonte lufta e tretë botërore. Në një rast tjetër theksohej agjitacioni në radhën ushqimore ku populli po vritej. Citohej të kishte thënë se pushteti kishte çifligje e populli po vuante. Kishte kritikuar kolektivizimin e bujqësisë po varfëronte popullin, etj. Midis të tjerash në vendim thuhej: “Duke vazhduar, i pandehuri është përpjekur të paraqesë gjendjen ekonomike të vendit tonë shumë të ulët në krahasim me shtetet kapitaliste dhe me Jugosllavinë titiste, si rezultat i sistemit të kolektivizimit të bujqësisë. Të gjitha këto dhe të tjera shprehje si këto që nuk u përmendën, i pandehuri ashtu siç e ka pranuar në hetuesi dhe para gjykatës, i ka bërë me qëllim për të mbajtur shokët e tij me shpresa për përmbysjen e pushtetit popullor për t’i pasur forca rezervë të së ardhmes që ai ëndërronte”.

blank

Gjykata e vlerësonte se në dënimin e tij nuk kishte vend amnistia e vitit 1962, ndërsa e cilësonte veprën si me rrezikshmëri të theksuar “për faktin se ka për objekt të veçantë qeverinë e RP të Shqipërisë, sigurimin e jashtëm të saj dhe fitoret ekonomike e politike të revolucionit tonë popullor”. Gjykata e Qarkut Berat, me veprim në Lushnje, e drejtuar nga Lavdosh Zotaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Fadil Abazi, me vendimin nr.11, datë 17.4.1964 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, heqjen e të drejtës zgjedhore për 3 vjet dhe pagimin e 935 lekëve shpenzime gjyqësore. U la në fuqi me vendimin nr.65, datë 28.4.1964 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. U lirua më 8.10.1970 nga Reparti nr.303 Spaç.

Fotoja kryesore: Iluestruese, istock.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here