Fondacioni Kujto

 

Fondacioni Kujto Albania është Organizate jofitimprurëse me qendër në Tiranë që funksionon si media nëpërmjet websie: https://kujto.al/

Fokusi ynë është memoria kolektive e Shqipërisë së periudhës komuniste 1945 – 1991 përmes një qasje të re dhe gjithëpërfshirëse: bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët duke shfrytëzuar teknologjinë dhe mundësitë e reja të komunikimit.

Qëllimi i Fondacionit është dokumentimi sa më i plotë i fakteve që lidhen me viktimat dhe traumat e së shkuarës dhe pasqyrimi i tyre në mënyra interaktive, për të vijuar më tej me publikime, botime dhe nisma edukuese edhe sensibilizuese referuar modelit të ndjekur nga vende me të kaluar të ngjashme.

Fondacioni Kujto është anëtare e perhershme në organizatën ndërkombëtare “Platform of European Memory and Conscience (PEMC)”

Vëmendje e veçantë i kushtohet “Arkivës online” e cila shërben si faqosje e gjithë punës dhe aktivitetit tonë.

Fondacioni u themelua në vitin 2018 nga Agron Shehaj, një biznesmen, investitor, politikan dhe filantrop shqiptar, në bashkëpunim me gazetaret Luljeta Progni, Admirina Peçi,me përvojë të gjatë në fushën e memories, historianin Erald Kapri dhe avokatin Orjon Nallbati, i cili mban detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit. Gazetarja Blerina Gjoka ka rolin e drejtueses organizative te fondacionit dhe kryeredaktore e përmbajtjes mediatike në website.

Projektet e Kujto.al:

-Ndërtimi i arkivës online të viktimave dhe krimeve të komunizmit – Kujto.al
-Realizimi i mbi 20 dokumentarëve mbi ngjarje dhe personazhe që kanë shënuar qëndresën antikomuniste; Kujto Albania ne YT
-Ndërtimi i Hartës së Kujtesës, një platformë online në shqip dhe në anglisht për vendet e vuajtjes në komunizëm – financim i Konrad Adenauer; https://hartaekujteses.al/

-Projekti “Pa varr” të financuar nga Bashkimi Europian dhe Ambasada e Zvicrës nepermjet ICMP Small Grants për realizimin e një dokumentari dhe hartën e vendvarrimeve të të zhdukurve gjatë komunizmit.

-Organizimi i koncertit "Tingujt e Kujtesës” - përkujtim dhe edukim përmes artit dhe kulturës.  Që nga viti 2022, Fondacioni Kujto ka organizuar çdo vit në muajin Maj koncertin vjetor “Tingujt e Kujtesës”, një homazh artistik dhe edukativ për viktimat e persekutimit komunist. Koncerti është bërë tashmë një traditë, duke u ofruar skenën artistëve të persekutuar dhe të mbijetuarve të regjimit. Koncerti u mbajt në vitin 2025 në ish-Burgun e Spaçit në datën 21 maj, që shënon dhe përkujtimin e Revoltës së Spaçit. Aktiviteti është mbështetur nga donatorë të ndryshëm, Fondacioni Konrad Adenauer, Ambasada e Zvicrës,  ICMP Small Grants me financim nga fonde të Bashkimi Europian dhe nga Radio Televizioni Shqiptar si partner mediatik.

- Ekspozitë me skica për jetën në kampin e Spaçit (shkurt 2022)

Projekti: "Artistë të Ndaluar në Atdheun e tyre” - Në vitin 2025, Fondacioni Kujto, në partneritet me Social Creativity në Prishtinë, zbatoi projektin “Artistë të Ndaluar në Atdheun e tyre”, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Kulturë dhe Kreativitet për Ballkanin Perëndimor të zbatuar nga British Council. Si pjesë e kësaj iniciative, Kujto prodhoi dokumentarin 70-minutësh “Kufiri i kuq – Të huaj mes t’vetëve!”

-Dy projekte investigimi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri dhe kërkimet për viktimat e zhdukura të komunizmit, mbështetur nga BIRN nëpërmjet fondeve për "Audience-Engaged Journalism", pjesë e programit "Media Innovation Europe"

Drejtësi e cunguar: Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri mund të zgjasë më shumë se diktatura

Kërkimet për viktimat e zhdukura të komunizmit, peng i përplasjes mes institucioneve  

-Akordimi i një burse master në Degën e Historisë për studimin e krimeve të komunizmit

-Ndërtimi i një memorialiQafë-Bari me rastin e 35-vjetorit të revoltës së këtij kamp-burgu.

-Organizimi i një konference shkencore me temën: “Publikimi i krimeve të komunizmit në epokën dixhitale”, me studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë

-Mbledhja e dhjetëra dëshmive të ish-të përndjekurve politikë ose familjeve të tyre me qëllim krijimin e një platforme përkujtimore të krimeve;

-Krijimi i një mediumi komunikimi online me ish-të përndjekurit politikë dhe të afërmit e tyre për të mbledhur fakte, dokumente dhe dëshmi të reja mbi persekutimin komunist; etj.

-Realizimi i dokumentarit “Sytë e Shpirtit”, që i kushtohet Osman Kazazit, njeriut që vuajti 42 vite persekutim gjatë diktaturës komuniste dhe miqësisë së të tij të veçantë me okulistin holandez Paul Luijf mbështetur nga ambasada e Hollandës në Shqipëri.

Na ndiqni ne; YTFacebook Instagram / X/

Shënim: Të dhënat e përditësuara, Gusht 2025