Dëmshpërblimi financiar i ish-të përndjekurve politikë-Tregoni përvojën tuaj

0
3782
blank

34 vjet pas rënies së regjimit komunist procesi i dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë ende nuk ka përfunduar, pavarësisht ligjeve dhe premtimeve shtetërore.

Ky pyetësor kërkon të zbulojë problematikat e këtij procesi si: A janë kompensuar plotësisht ish-të burgosurit politikë që jetojnë? Çfarë po ndodh me ata që kanë vuajtur internimin? Po me pasardhësit e të pushkatuarve para 30 nëntorit 1944? A po përfitojnë kompensim të afërmit e atyre që u vranë ose u burgosën për motive politike?

Nëse ju, ose një anëtar i familjes suaj, jeni prekur nga përndjekja komuniste dhe sfidat e mëtejshme, ju ftojmë të ndani përvojën tuaj përmes këtij pyetësori online.

Ky pyetësor është i hapur për ish-të përndjekurit, familjarët e tyre dhe publikun e gjerë.

Të dhënat e pyetësorit do të përpunohen më pas për t’u paraqitur, së bashku me të dhënat e kërkimit mbi këtë çështje, në një shkrim që do të publikohet nga Kujto.al dhe BIRN.

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimit të një faktori nxitës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së dëmshpërblimeve të ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Gjithë sa duhet të bëni për të marrë pjesë është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Për çdo paqartësi ju mund të na kontaktoni në adresën e emailit: al.kujto@gmail.com ose në rrjetet tona sociale; FB: kujto.al.KrimeteKomunizmit ose në Instagram: kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here