26 mars '90/ Ndeshja e futbollit ku u hodhën parullat e para antikomuniste

0
745
blank

Lëvizja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 besohet se është lëvizja e parë që i dha shqelmin diktaturës komuniste gjysmëshekullore në vend, por në fakt kjo lëvizje ishte paraprirë nga akte të vogla, por kuptimplote gjatë gjithë atij viti për të ndezur në fund zjarrin e madh të popullit.

Pikërisht në një ndeshje futbolli janë hedhur parullat e para antikomuniste. 30 vjet më parë, në ndeshjen “Besa-Partizani” të luajtur në stadiumin “Besa” të Kavajës, u luajtën disa nga aktet kurajoze që pararendën demokracinë, me parrulla kundër sistemit e revoltë kundër policisë.
Një ditë më pas, me arrestimin dhe shoqërimin e protagonistëve dhe të personave të tjerë në komisariat, qytetarët u mblodhën atje me parrullat: “Lironi shokët tanë”, “Liri, demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë pushteti popullor” dhe e goditën ndërtesën me gurë, duke i thyer xhamat.
Demonstrata e Kavajës, prelud i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri u përball egërsisht me diktaturën, që dënoi për agjitacion e propagandë të rinjtë e përfshirë, pas hetuesisë e përpunimit në dhomat e izolimit duke intensifikuar masat operative për të zbuluar, neutralizuar e goditur organizatorët.
Foto nga ajo ndeshje historike e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here