1991/I burgosur për ngjarjet te Shkolla e Bashkuar

0
728
blank

Pas kundërshtisë së qytetarëve në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, u kryen disa arrestime më 25.2.1991. Njoftimet ditore bëjnë të qartë faktin se kanë ndodhur ndalime dhe arrestime. U kallëzuan nga Policia në organet e punëve të brendshme 92 shtetas.

Në gjykatë u dërguan 32 persona, për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të shtetit dhe shkeljen e dekreteve “Për mbledhjet, grumbullimet e manifestimet e shtetasve në vendet publike” dhe “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare e të simboleve shtetërore”. Pas veprimeve të para u liruan 44 persona. Në këtë ngjarje nuk kishte cenim të përmendores së E.Hoxhës brenda territorit të shkollës, porse të ndaluarit u proceduan për thirrjet e tyre kundër diktatorit. Njëri ndër të arrestuarit ishte edhe shtetasi Ardian Bajram Morina, vjeç 22.

Ai u akuzua “për sjellje të padenjë në shoqëri dhe shkelje të dispozitave të dekretit nr.7408, datë 31.7.1990 për grumbullimet. Sipas vendimit, “më datën 23.2.1991, njerëz të shumtë të grumbulluar rreth territorit të Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” në Tiranë, janë sjellë shqetësime të mëdha për opinionin publik, jo vetëm rreth shkollës, por në të gjithë Tiranën”.
Gjykata theksonte se i pandehuri ndër të tjera “ka thërritur në drejtim të figurës së E.Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë”. Gjykata e bënte fajtor për hedhjen e gurëve në drejtim të shkollës, si dhe aludonte për mundësinë e posedimit të një shishe me benzinë të cilën mund ta hidhte te një tank i ardhur aty. Në gjyq u paraqitën dy dëshmitarë kundër tij. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.86, datë 5.3.1991, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 45 ditë heqje lirie./kujto.al

Lexoni edhe;

Shkurt 1991/Kur Shkolla e Oficerëve donte të mbronte figurën e diktatorit

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here