1985/U vra në kufi, i ndaluan edhe qenin si “pjesëmarrës në arratisje”

0
350
blank

Tahir Ismail Belegu, i vitlindjes 1959, së bashku me shtetasin Asqeri Bakiu, i internuar në Rrethin e Tiranës, vendosin të arratisen në kufirin nga zona e Librazhdit. Për të mos krijuar dyshime, marrin me vete edhe një zagar. Nisen më 11.3.1985, duke marrë 6 konserva, disa bukë, pincat dhe nisen në malin e Përvallës në Librazhdit, vend nga ku kishin menduar arratisjen.

Ora 3.30 të datës 12.3.1985, duke qenë në vendin e quajtur “Kusar”, ndezin një zjarr për t’u çlodhur, por në këtë mënyrë japin shenjë për forcat kufitare që i diktuan. Tahiri u dorëzua, ndërsa Asqeriu vrapoi por u vra nga forcat e kufirit. Gjykata i cilësonte se veprimin e kishin kryer “të influencuar nga ideologjia borgjeze-revizioniste si dhe armiq të pushtetit popullor”. Tahiri u arrestua më 12.3.1985. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 11, 13 të Kodit Penal.

Dënimi i tij nuk u krye në vendin ku ndodhi ngjarja, por në Tiranë. Vepra kish ndodhur disa ditë para vdekjes së diktatorit dhe vendimi u dha pas varrimit të tij. Në proces kaloi Tahiri.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.145, datë 23.4.1985, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim pas mbarimit të dënimit. U lirua më 15.9.1990 nga Reparti nr.305 Përparim, me dekretin nr.7412, datë 8.9.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

 Në foto: kufoma e Asqeri Bakiut dhe zagari që kishin me vete, “i ndaluar” edhe ai.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here