1972/ “Ushqimi që na jepni nuk i mjafton as një maçoku”

0
175
blank

Reparti nr.309, i përbërë nga të dënuar, përfshi edhe ata që ishin emigrantë, ndërtoi në vitet 1972-1982 rafinerinë e naftës në Ballsh. Kushtet e vështira të të burgosurve, i pasqyron edhe një komunikim ditor në lidhje me dy letra anonime të gjendura brenda kampit, në të cilat përmendej ushqimi i keq dhe kushtet e jetesës, të cilat krahasoheshin me kampet e fashizmit e nazizmit.

Njoftimi

“Më 17-18 mars 1972, në Repartin e Riedukimit nr.309 në Ballsh të Fierit, janë hedhur dy letra anonime me përmbajtje armiqësore. Në njërën thuhet:

‘Ushqimi që u jepet të burgosurve nuk i mjafton as një maçoku. Kjo zi nuk ka qenë as në kampet e burgjet e fashizmit e të Gestapos. Kjo është poshtërsia më e madhe. Nga të burgosurit’.

Në tjetrën thuhet:

‘Në kamp ka pllakosur uria, një racion buke shitet një paketë cigare, domethënë dyfish. Gjella është shumë e pakët. Këtë nuk e bënin as fashistët italianë. Ju jeni diktatorë, jeni të poshtër, të ligj’.

Të dyja letrat janë shkruar nga një person. Nga verifikimi i këtij problemi, del se nga të burgosurit nuk ka pasur kërkesa, si për bukën dhe gjellën. Kur ky repart vajti rishtas në Ballsh, ka pasur disa vështirësi, por tani gjendja është normalizuar. Çështja ndiqet për zbulimin e autorit.

Në foto: Reparti 309 në Ballsh

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here