Skena makabre e pushkatimit të inxhinierëve të Maliqit

0
1055

Videoja tregon skenën e pushkatimit të një grupi inxhinierësh, të cilët u dënuan me vdekje, me akuzën e sabotimit të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Mes të pushkatuarve, ishte edhe një grua shtatzënë...

E ashtuquajtura “organizatë tekniko-sabotatore” kishte në përbërje të saj, Abdyl Sharrën, 35 vjeç, kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit, njeriu që mori akuzën kryesore si “iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”; Kujtim Beqirin, 30 vjeç, pinjoll i një familjeje patriotike, medalje e artë në inxhinieri civile në Universitetin e Vjenës, drejtor në punimet e Maliqit; Vasil Manon, inxhinier në kënetë, i akuzuar bashkë me të shoqen, Zyrikën (e cila u pushkatua shtatzënë), për lidhjet e tyre dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s, por edhe të denigruar në letërsi dhe në dokumentet që do silleshin më vonë; Pandeli Zografin dhe Mario Guarnierin, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro-n, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdhën, Anastas Riston dhe Jani Vasilin.

Fati i tyre do ishte nga lajmet kryesore kur filloi gjyqi në 8 nëntor 1946, deri sa punimet e tij përfunduan pas 10 ditësh. “Grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit” ndiqej direkt nga procesi që transmetohej publikisht me altoparlant, e që u zhvillua në kinema “Nacional”, me skenar të parapërgatitur në detajet më të vogla. Grupi i dënuar me vdekje u ekzekutua në Maliq, më 22 nëntor 1946.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here