100-vjetori i lindjes së martirit Sami Dangëllia

0
2742
blank

38 vjet burg dhe 5 vjet internim, jeta e tij shkoi e gjitha nën terror. Sami Dangëllia ishte 24 vjeç kur u dënua për herë të parë në vitin 1944 dhe dha frymën e fundit në burg, në repartin nr.35 Përparim, Sarandë në moshën 67-vjeçare...

 

Nga Kastriot Dervishi

Sikur të jetonte, sot,  më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes nga regjimet komuniste, një rekord i hidhur që vetëm regjimet si ai që kaloi Shqipëria mund të thyejnë. Vuajti 38 vjet i burgosur dhe 5 vjet i internuar. Filloi vuajtjen e dënimit kur ishte vetëm 24 vjeç dhe e ndërpreu atë vetëm kur mbylli sytë përjetë, në moshën 67-vjeçare.

Skeda e vuajtjes:

1944 – 1954, burgosur

1954 – 1959, internuar

1959 – 1987, burgosur

Samiu vdiq ora 13.30 të datës 23.4.1987 në Repartin nr.305 Përparim, nga një shok hemorragjik dhe u varros në varrezën e kampit. Sipas procesverbalit të datës 17.12.1987 teshat u dogjën, ndërsa disa gjëra simbolike iu dhanë kushëririt Avzi Dangëllia, e cili vuante dënimin në Repartin nr.305/2. Bashkëlidhur është procesverbali i vdekjes dhe një foto e hershme në profil me shenjat e gishtërinjve.

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here