Rita Sami Koçi, adoleshentja që vuajti 10 vite burg në komunizëm

0
591
blank

Janë të shumta rastet e arrestimit, torturës dhe burgosjes së adoleshentëve  në diktaurë. Një prej tyre është edhe Rita Sami Koçi, e cila vuajti jo pak por dhjetë vjet burg në diktaturën komuniste. Është burgosur që në moshën 16 -17-vjeçare, në vitet ’50, që njihen si vitet e valës së arrestimeve, burgosjeve, pushkatimeve e internimeve në masë, të intelektualëve dhe elitës qytetare shqiptare, kontributin e të cilëve regjimi komunist e shihte si rrezik për pushtetin e tyre. Pas një viti hetuesie të tmerrshme, të shoqëruar me tortura dhe izolim të rëndë, RITA SAMI Kokën (Koçi) e dënojnë me 10 vjet heqje lirie, me motivacionin: “Organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor, komunist e Partisë!”. RITA SAMI Koka ka lindur në Firence të Italisë më 1930-n. Është e bija e ish-kolonelit Sami Koka, zv/kryetar i Shtatmadhorisë mbretërore dhe komandant i Përgjithshëm i Rojës mbretërore të Kufirit dhe i Financës. I dënuar edhe ai me 30 vjet burg nga Gjykata Speciale e Marsit 1945. Rita ka ndenjur në burg gati 10 vjet, së bashku me të atin e saj, fakt që ajo e rrëfen edhe në shënime.

Pas lirimit nga burgu, Rita u martua me bashkëvuajtësin në burgun e Burrelit, Xhorxhi Koçi, i dënuar politik që në vitin 1946. Pas viteve të burgut kaluan edhe disa vite në internim së bashku me familjen, në Kullë të Durrësit. Çifti Koçi pati 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Por fatkeqësisht, djali i tyre i vetëm u vra kur ishte ushtar, kur shërbente në Brigadën e Punës, si fëmijë i të dënuarve politikë apo me biografi të keqe. Kur i treguan burrit të Ritës, Xhorxh Kocit, për vdekjen apo “vrasjen” e të birit të vetëm (ka mbetur ende mister vdekja e tij “aksidentale në gurore”, sepse të nesërmen ai nisej me disa ditë leje për në familje) ulërimat e trishtimit e të dhimbjes së atij burri, që u pati bërë ballë torturave dhe jetës në burg, kanë tronditur tërë Durrësin. Maraz e brengë që më pas i kushtoi edhe jetën.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here