Kur për mbrëmjen e vallëzimit i duhej marrë lejë policit

0
381
blank

Simon Mirakaj është një nga ata fëmijë që lindi i dënuar, për shkak të arratisjes së të atit, gjë që dënoi gjithë familjen, përfshirë dhe Simonin, ende në bark të nënës. Ai jetoi 44 vjet në internim nga viti 1945 deri në vitin 1989. Pasi kishte kaluar fëmijërinë në kampet e Beratit, Turanit e Tepelenës, Simoni me familjen u zhvendosën në Lushnjë, ku i priste puna e rëndë në bujqësi. Ndoshta e vetmja gjë e mirë e asaj periudhe, ishte që Simon Mirakaj pati mundësi të vazhdonte shkollën e mesme, por as atëherë ai nuk ishte i barabartë me bashkëmoshtarët. Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje duhej të paraqitej në apel dhe për të shkuar në mbrëmje vallëzimi i duhej t’i merrte lejë policit.

Pjesa më poshtë është shkëputur nga facebook-u i Simon Mirakajt:

Isha në vitin e tretë të gjimnazit. Sapo mbaroi ora e gjashtë e mësimit, në klasë u fut profesori kujdestar. Ne ishim ngritur të gjithë në këmbë për të ikur, profesori na bëri me dorë:  uluni dy minuta.

-Sot në orën 20.30 do kemi një mbrëmje  letrare e vallëzimi, ju lutem të vini të gjithë.

Dolëm nga klasa me nxitim duke diskutuar të gjithë rreth mbramjes. Vetëm unë rrija i heshtur. Dëgjoj nën zë:  Simon prit pak të lutem. Ndalova.

-Nuk të gëzoi lajmi i profesorit që sonte kemi mremje vallëzimi?

-Po, u gëzova.

-Besoj se do vish?

-Nuk di çfarë të them, dëshirë kam, por nuk varet nga unë.

-Nga kush varet? Të lutem eja më përcill deri në shtëpi dhe më spjego se nga kush varet.

-Unë po të shoqëroj, nuk është mirë që të na shohin bashkë.

-E hu ti kështu thua gjithmonë.

Po ecnim rrugës të heshtur, ajo ngulte këmbë te pyetja nga kush varet? -Ti e di që unë jam i internuar, çdo ditë unë paraqitem para policit në mëngjes e në darkë. Unë për të ardhur në mremje duhet t’i marr lejë policit, ardhja ime varet nga polici.

Ajo më pa me çudi dhe uli kokën.

-Tani unë po kthehem.

-Jo, mos ik deri sa unë të dal në ballkon e ta bëj me dorë.

Ajo ngjiti shkallët e pallatit dhe menjëherë doli në ballkon duke ma bërë me dorë. U nisa drejt shtëpisë duke menduar përgjigjen e kapterit, a do më japë lejë?

Apelin e bënim në ora 18.00 (në dimër). Mbasi kapteri thirri emrat, unë qëndrova deri në fund. Isha bërë gati, kisha veshur një palë pantallona doku dhe këpucë me lëkurë derri, kisha punuar verës për t’i blerë këto. Pantallonat i kisha futur poshtë krevatit për t’u hekurosur.

Iu afrova kapterit: Zotni kapter a ka mundësi të më jepni lejë për të shkuar në shkollë se kemi mremje vallëzimi?-Pse di të kërcesh ti? -Kam mësuar, di pak. -Në mremje nuk shkoj una e do të shkosh ti, jo, jo nuk ka leje. U ktheva i mërzitur më tepër për T se ajo do rrinte duke shikuar rrugës se kur po vi. Të nesërmen ajo nuk më foli. Në pushimin e gjatë më pyeti:

-He Simon, nuk të dha lejë polici?

-Jo, nuk më dha.

-Unë mbeta në rrugë duke pritur se kur po të shof.

-Të thashë se nuk varet nga unë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here