Si u urdhërua nga diktatoi dhe komunistët, heqja e menjëhershme e flamurit shqiptar nga çdo ambjent publik në gjithë Kosovën
Tradhëtia kombëtare që bënë komunistët sapo morën pushtetin , me dorëzimin pa kushte të Kosovës, Jugosllavisë së Titos, ka ndeshur në fillim të vitit 1945 në revolta të hapura në popull, sidomos pas heqjes së menjëhershme të flamurit shqiptar nga çdo ambjent publik në gjithë Kosovën. Por pakënaqësi duket se ka pasur për këtë rast edhe në rradhët e vetë partizanëve, të cilët udhëheqja komuniste i ka mbajtur me mashtrimin që ishte kthyer hit gjatë ditëve të luftës “çështjen e Kosovës do e zgjidhim sa të mbarojë Lufta”. Zgjidhja kishte qenë falja e Kosovës, dorëzimi pa kushte në duart e Titos. Në raportin e Arif Haskos, të datës 13 mars 1945 dërguar Komitetit Qendror flitet se si partizanët e brigadës së 18 nuk ishin sqaruar si duhet për çështjen e Kosovës. Duket se ata nuk ishin dakord për lëshimin e territoreve Jugosllavisë. Aq më tepër kur kanë vënë re se kudo është zhdukur flamuri Shqiptar. Ky detaj reflekton në raportin e Haskos, i cili shkruan tekstualisht:
“Në përgjithësi parrullat e reaksionit kanë filluar që të demaskohen nga partizanët, vetëm në brigadën e 18 është akoma e errët çështja e Kosovës, e cila përforcohet me rastin e heqjes së flamurit shqiptar”. Kësaj çështjeje ai i rikthehet sërish kur raporton për gjendjen e “reaksionit në Mirditë dhe Mat, ku çështja e Kosovës dhe e flamurit shqiptar është bërë shkas për përforcimin e reagimit kundër komunistëve.
Në fund të raportit hasko shkruan këto rrehsta për qëndresën antokomuniste të popullit të Mirditës dhe Matit dhe reagimin e e tyre për çështjen e Kosovës.
“Parrullat e reaksionit janë rrënjosur thellë në popullin e Mirditës dhe të Matit, megjithë që bëhet ç’është e mundur për sqarime të tilla: shenja përmirësimi akoma nuk duken, operacioni ka bërë ç’armatimin e popullit dhe zhdukjen e një pjese të reaksionarëve por jo shkëputjen e popullit nga ata, kjo vërtetohet se reaksionarët akoma gjejnë strehë në popullin e Mirditës dhe të Matit.
Populli dyshon se me ardhjen e verës, englezët do të zbarkojnë dhe reaksionarët do të bashkohen me ta.
Nuk shikojnë me sy të mirë gjendjen e Kosovës dhe sidomos me heqjen e flamurit dhe aq më tepër në konferenca që bëhen në Prizeren nuk zihet n’goja emri i Komandantit tonë shokut Enver Hoxha”.
Kujto .al sjell të plotë dokumentin që ruhet në Arkivin e Shtetit, në fondin 14, dosja 18.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.