Audio/ Ramiz Alia, pas rrëzimit të shtatores së Hoxhës: Duhej qëlluar me armë

0
0
blank

Një audio nga takimi i Ramiz Alisë me kuadrot e larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të nesërmen e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Alia, krejt ndryshe nga imazhi i liderit liberal, thotë në atë takim, "pa asnjë hezitim" se policia gaboi që nuk qëlloi mbi protestuesit.

Nga Kastriot Dervishi

Kur komunizmi kryen krime, gjithnjë i justifikon ato në emër të antifashizmit. Në mbrëmjen e datës 21.2.1991 në takim me kuadrot e larta të MPB-së, Ramiz Alia kritikoi policinë që nuk qëlloi mbi qytetarët që rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës. Urdhri për të qëlluar u dha teksa Alia ishte në mbledhjen e Komitetit Qendror të PPSH-së, por ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai refuzoi ta zbatojë.
Këtë fakt Isai e pohoi në mbledhjen e datës 21.2.1991 dhe e tha publikisht në intervistën dhënë “Zërit të Rinisë” më 3.7.1991.
Në mbledhje, Ramiz Alia dëgjohet të thotë: “Akti më vandal që mund të bëhej. Gjëja më e ligë që mund të bëhej, duke hequr monumentin në sheshin e Tiranës. Gaboi policia jonë që nuk qëlloi me armë. Unë e them kshu pa asnjë hezitim. Për mendimin tim, duhet të qëllonte. Sepse ata nuk janë politikanë, po janë fashistë. Fashizmi duhet qëlluar. Po nuk bëmë këtë nuk ka demokraci, nuk ka jetë”.

Disa deklarime të këtij llojit, për gjak e vrasje, Alia dritëshkurtër, i ka në vitin 1990 dhe fillimivitin 1991, krejt ndryshe nga ajo letra false e gjoja “Katovicës”, e cila në të vërtetë e nxjerr largpamës e liberal.

Shënim: Marrë nga faqja e studiuesit Kastriot Dervishi në Facebook

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here