Ana e errët e LANÇ, imoraliteti në rradhët e partizanëve

0
492
blank

Vjedhje dhe abuzim seksual mes shoqeve e shokëve partizanë në brigadën e VII-të sulmuese. Roli i Ramiz Alisë dhe konfirmimi në letrën e diktatorit Enver Hoxha

Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, është propaganduar për 50 vite me rradhë, si epoka më e ndritur në historinë tonë.  Breza të tërë shqiptarësh janë edukuar me modelin e partizanit si figurë e lartë e paprekshme. Propaganda është një ndër pikat më të rëndësishme ku është ndërtuar dhe mbajtur në këmbë për pesë dekada, diktatura komuniste. Diktatori e kishte ngritur në piedestal figurën e partizanit dhe kështu u mësua për 50 vjet se të tillë ishin luftëtarët e lirisë. Por,  e vërteta na ka ardhur e mangët. Padyshim që ka pasur të rinj që luftuan me vullnet të mirë për lirinë e vendit. Shumë dhanë jetën për liri, por kjo nuk do të thotë që historia e luftës partizane të ketë qënë e pastër ashtu siç e paraqitën komunistët për 5 dekada. Dokumentet kanë nisur të dalin në dritë dhe janë të pakundërshtueshme për nga faktet që sjellin.

blankNjë letër e diktatorit Enver Hoxha drejtuar komisarit të Brigadës së VII-të sulmuese, evidenton anën e errët të luftës partizane atë që në fakt është përfolur edhe më parë, por që deri tani nuk ishin publikuar dokumenta. Fotokopje e materialit origjinal të letrës së Enver Hoxhës flet për abuzime mes partizanëve në këtë brigadë. Porositë e udhëheqësit për partizanët se si të lidhen dhe si të operojnë në marrëdhëniet intime mes tyre duke renditur sipas rëndësisë së Partisë, dashurinë dhe seksin, e sjell të qartë situatën në kohën e luftës.

Brigada e VII-të sulmuese me sa duket kishte qënë problematike, ashtu si dhe të tjera dhe për këtë arsye udhëheqësi ishte detyruar të shkruajë leksonin e tij mbi dashurinë dhe seksin për të ndërgjegjësuar partizanët që po “luftonin” maleve për liri, por që kishin ngatërruar punët e luftës me ato të seksit. “Epshet seksuale të partizanëve ishin kthyer në problem për Komitetin Qëndror dhe Enveri e evidenton këtë në letrën drejtuar komisarit. Të gjithë detajet vijnë përmes këtij dokumenti që sjell në mënyrë të pakundërshtueshme atë anë të errët të luftës partizane.

Letra

I dashur shok!

Morëm raportin tënd mbi gjendjen në organizatën e Partisë në brigadën e VII-të. Metoda e punimit në celula e në byro të ndryshme të brigadës është e mirë, por vetëm duhet që kjo të mos jetë okazionale, por të vazhdohet edhe ndihma nga ana jote si dhe kontrolli i zbatimit të detyrave që iu caktohet, të bëhet i dendur….

blankKadriu mori mjaft shënime, kur erdhi këtu, për përgatitjen e një aktivi, si dhe tema të ndryshme që mund të përgatitni dhe t’i mbani në brigadë. Artikujt dhe qarkoret e ndryshme që ju vijnë, duhet t’i këndoni me kujdes dhe t’i punoni.

Për shumë çështje që kanë ngjarë atje në brigadë, janë në lidhje me abuzime, vjedhje dhe çështje seksuale kemi biseduar me Lilen dhe ay do të vërë në korent për zgjidhjet që mendojmë.

 

enver_hoxha_10_2Çështjet e dashurisë së lirë duhet të shtrohen drejt dhe me guxim e sidomos për anëtarët e Partisë. Por, s’mjafton të shtrohet drejt, por edhe të dihet e të zbatohet pa kaluar në ekstremitete.

Do të jetë një gabim i madh e do të kemi mjaft dëme, në rast se e shohim këtë çështje në mënyrë sektare, por nga ana tjetër do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme dhe e drejtë. Për të shkuar drejt në këtë çështje duhet që ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit, i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale….

..Vetëm ku qëndron e keqja?

blankShokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër dhe më vonë atyre iu bie ndërmënd ta njohin më mirë shokun që kanë zgjedhur, por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha dhe shkëputja bëhet e paevitueshme. …Një gjë e tillë mund të ketë edhe konsekuenca të këqija në rast se keqkuptohet nga shokët, pse aherë të gjithë do të shkojnë çifte-çifte për t’u njohur më mirë dhe të harrojnë çdo gjë tjetër.

 

Këtë çështje nuk duhet ta shtroni në mënyrë që ajo të bëhet çështja kryesore  e ditës dhe të harrohet çdo gjë tjetër. Seksioni politik suprimohet pse shokët e këtij seksioni me përjashtim të Ramiz Alisë dhe deri diku të Myzafer Trebeshinës, nuk e kishin kuptuar detyrën dhe lëshime, gabime, neglizhenca janë regjistruar në aktivitetin e tyre….

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here