1986/4 vjet burg për një parullë

0
194
blank

Në Shqipërinë komuniste mund të dënoheshe edhe për dëmtimin e emulacionit socialist. Pavarësisht se një vepër e tillë penale mund të trajtohej në Kodin Penal në nene të tjera, në rastet e parullave politike, ato trajtoheshin si agjitacion e propagandë. Në fakt, kuptimi që Kodi Penal i kish dhënë agjitacionit ishin fjalët dhe jo dëmtimet e parullave. Pavarësisht kësaj kontradikte jo të vogël, ka dhjetëra raste kur pa pasur agjitacion, janë dënuar për agjitacion.

Robert Kasem Dida, i vitlindjes 1959, punëtor i ndërmarrjes së gëzof-galanterisë. Më datën 2.11.1986, në Babru të Tiranës, në prag të kongresit të 9-të të PPSH-së, kishte dëmtuar parullën festive të kësaj ngjarjeje (parulla “Rroftë klasa punëtore” dhe flamuj të vegjël). U arrestua më 6.11.1986. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal.

Gjykata e vlerësonte “të paformuar” dhe të “pabrumosur”. Midis të tjerash, në vendim thuhej: “Vepra e kryer paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore sepse drejtohet ndaj atyre marrëdhënieve të vendosura për mbrojtjen e shtetit socialist, Partisë së Punës, ideologjisë marksiste-leniniste, dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”.

Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.510, datë 11.12.1986, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, aq sa kishte kërkuar prokurorja e çështjes. U lirua më 20.11.1989 nga Reparti nr.311 Qafë Bari, me dekretin nr.7338, datë 13.11.1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here