Harta e vendvarrimeve
Regjimi totalitar komunist në 45 vite e ktheu territorin e Shqipërisë në një varrezë masive.
Statistikat zyrtare njoftojnë vdekjet, me dhe pa gjyq, të mijëra kundërshtarëve të regjimit, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë me shpresë prej dekadash të gjejnë eshtrat e tyre e t’u ndërtojnë një varr.
Anash lumenjve, në male, pranë burgjeve, apo kampeve-burgje, pranë reparteve ushtarake, apo dhe pranë fshatrave të banuara, gjenden varre të humbura të përdorura nga ish-sigurimi i shtetit për pushkatimin dhe më pas varrosjen e kundërshtarëve politikë.
Dhjetra dëshmi të familjarëve dhe shumë dokumente arkivore na vijnë në ndihmë, për të krijuar një perceptim më të qartë mbi shtrirjen e këtyre vendvarrimeve sekrete dhe krijimin e kësaj harte dixhitale që do të pasurohet me informacione hap pas hapi.
Harta e vendvarrimeve u mbështet nga “ICMP Small Grant project” në kuadër të projektit të Bashkimit Europian “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste” të zbatuar nga ICMP-AIDSSH, financuar nga BE dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë.
Projekti do t’u mundësojë studiuesve shqiptarë dhe të huaj informacion bazë mbi këtë fushë, lehtësisht të aksesueshëm, duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet komuniste.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të ICMP, Autoritetit, BE-së, dhe qeverisë së Zvicrës;
***
The 45-year-long communist totalitarian regime turned Albanian territory into a mass grave. Official statistics indicate the deaths of thousands of opponents to the regime – with or without trial – whereas their families still look for them, hoping for decades on end to find their bodies and bury them properly.
Throughout the territory of Albania, by the rivers, mountains, close to the prisons and prison camps, military units, or even inhabited villages, there are lost graves, used by the former State Security (Sigurimi) to execute and then bury political opponents.
Tens of testimonies from family relatives and numerous archival documents help us draw a better picture on pinpointing these secret burial sites and creating this digital map, which whill be enriched with information step by step.
* The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of the ICMP, the Authority, the EU, and the Swiss government.