Në varrezat publike të fshatit Panahor, një parcelë i ishte rezervuar të vdekurve të burgut të Ballshit, të mbledhur aty për të ndihmuar në ndërtimin e uzinës së naftës në Ballsh. Harta, lista emërore dhe të dhënat e tjera sqaruese të këtij vendvarrimi janë ruajtur në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit dhe të dënuarit varroseshin me një shishe me të dhënat personale. Këto të dhëna kanë bërë që pjesa më e madhe e të dënuarve të jenë gjetur.

Dëshmi/ Hajri Ahmetaj, ish-nënoficer roje i burgut të Ballshit: "Ka të ngjarë që numri i të varrosurve në dhjetë vjet të ndërtimit të uzinës, nga 1972 deri më 1982, të ketë qenë edhe 50, por me kalimin e viteve aty janë bërë vazhdimisht zhvarrime."

Dëshmi/Artan Kalemaj: "Në afërsi te varrezat e fshatit Panahor, kur isha fëmijë, kam parë qentë e fshatit që futeshin në një varr të madh mbuluar me një llamarinë hekuri…"

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.