Burgu i vjetër në kalanë e Gjirokastrës ishte një nga më të egrit gjatë regjimit komunist për kushtet jashtëzakonisht të vështira të mjedisit ku rrinin të dënuarit. Këto kushte ekstreme dhe torturat shkaktuan shumë humbje jete ndër të burgosurit. Trupat e tyre mendohet që janë varrosur po aty në kala.

Dëshmi/Rifat Paja: Atë e çuan në Gjirokastër. Erdhi urdhri që ata që ishin dënuar 20 vjet e përpjetë i çuan në Gjirokastër se ishte burgu më i keq, kullonte ujë, natë-ditë. Të burgosurit rrinin në ujë natë-ditë. Nga e keqja, atje, vëllai vdiq në burg…Vajti djali për t'i gjetur eshtrat. Ata thanë: Nuk ka këtu. Ata që vdisnin, thanë, i tërhiqnin me litar dhe sa nga i çonin, nuk dihet.

Dëshmi/Flora Hoxhalli: Maliq Ibro në vitin 1945 u arrestua, u dënua me 10 vjet burg dhe u shpall armik i popullit. Po e vuante dënimin në burgun e Gjirokastrës, ku ndërroi jetë në vitin 1948 nga shkaqe natyrale. Ne nuk kemi asnjë të dhënë ku mund të ndodhet trupi i tij.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.