Bishti i Krastës në rrethinat e Elbasanit njihet si një nga vendet ku kryeshin ekzekutimet dhe varroseshin viktimat gjatë diktaturës komuniste.

Fadil Gurmani, Zija Luniku, Xhaferr Miraku dhe Mahmut Maçi mendohet që janë ekzekutuar në Kodër Krastë, në 9 mars 1948, por deri tani eshtrat e tyre nuk janë gjendur.

Shpëtim Haxhihyseni, studiues: "E kështu kamioni merrte rrugën drejt lindjes duke kaluar përbri parkut duke vazhduar midis Teqes dhe Krastës duke marrë për nga bishti i saj. E pikërisht në këtë vend që edhe sot mbështillet nga bestytnitë, përfunduan me dhjetëra të pushkatuar, të vdekur nga torturat në hetuesi dhe ata që vdisnin në burgje...

Pikërisht, në këtë vend të fshehur numërohen edhe shumë viktima që varret nuk iu zbuluan kurrë. Viti më i tmerrshëm i pushkatimeve ishte 1948-a kur u pushkatuan mësuesi Kamer Kazazi, pedagogu Fadil Gurmani, Mahmuat Maçi, Zija Luniku jurist, Xhaferr Miraku, ushtarak, Hysen Graceni ushtarak i pushkatuar, apo tregtari Sulë Domi që vdiq në burg nga torturat. Apostol Gega është edhe shembulli i fundit tragjik në bishtin e Krastës.”

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.