Arsimtar.Lindi në Tiranë, më 16 qershor të vitit 1916. Shkollën Teknike («Harry Fultz»), në degën bujqësore, e kreu më 1936. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë, pastaj në Shkollën Bujqësore të Kavajës dhe, më 1942, në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 793, datë 15 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor për "spiunazh në shërbim të misionarit amerikan Fulc, si dhe ka bërë propagandë në favor të imperialistëve", dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përhershme të të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Ky vendim u miratua po atë ditë nga Gjykata e Lartë. U ekzekutua më 9 mars 1948.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 157
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.