Vlashuku ishte një kamp i vështirë pune ku të dënuarit punonin për hapjen e një kanali kullues që do ndihmonte bujqësinë e zonës. Shpesh ata sëmureshin prej kushteve të rënda, lodhjes dhe kequshqyerjes. Mjekët e kampit, si ishte mjeku i dënuar Isuf Hysenbegasi kishin arritur disa herë të ndihmonin të sëmurët që arrinin ta merrnin veten, por, në mungesë të medikamenteve dhe mjeteve të nevojshme, kjo nuk ndodhte gjithmonë. Bejo Vrazhdo nga Bolena e Vlorës është një nga viktimat e këtij kampi që me gjithë kujdesin e dr. Isufit nuk shpëtoi sepse togeri i kampit nuk mundësoi medikamentet për trajtimin e të sëmurit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.