Shën Vasil të Sarandës, që gjatë diktaturës komuniste mori emrin Përparim, ekzistonte një kamp-burg ku të dënuarit angazhoheshin në punët e bujqësisë. Kur i burgosuri politik, Sami Dangëllia që kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës si i dënuar, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në kampin e Shën Vasilit, u varros, me duar të lidhura, me trupin e mbledhur, në cep të varrezave publike.

Dëshmi/Nuri Dangëllia: "Ishte një kalvar i gjatë. Dikush tregonte, dikush thoshte diçka të vërtetë, dikush thoshte që nuk e di. Si përfundim, ramë në konkluzion që xhaxhai ka vdekur në burgun e Shën Vasilit në Sarandë.

..Personi që na ndihmoi kishte punuar varrmihës në varrezat e qytetit të Sarandës. Ai na tregoi se ku ishte, ai na tregoi se ku ndodhej edhe kur kemi shkuar që e kemi gjetur atje ishte i shkruar në një gur zalli, vetëm emri: Sami Dangëllia. Ai e dinte, e mbante mend shumë mirë edhe na e ka treguar historinë sesi ia kanë sjellë, sesi e kanë hedhur nga makina, edhe atij i vinte keq, edhe tregonte keqardhje, thoshte: “si mund ta tregoj unë atë çast, çfarë kam parë unë në atë moment?”. Nëse është e mundur edhe mund t’jua tregoj saktësisht. “Vjen makina e burgut, -thotë,- hap derën nga mbrapa, edhe e marrin një njeri të vdekur edhe as ta kapin me dorë, asgjë, vetëm e hedhin në tokë. Më japin në një letër emrin e tij të shënuar, edhe më thonë: merre fute në një gropë këtë. E mora me sa kisha mundësi. Njeri nuk kisha, më thanë: nuk ka njeri se kush duhet t’i bëjë shërbimet e këtij. Vendosa një gur, shënova emrin dhe që prej asaj kohe, ky është varri”. Unë mbaj mend kur ne e kemi nxjerrë, ka qenë i mbledhur kruspull, tel te duart, edhe te këmbët."

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.