Selfo Lumani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Selfo Lumani |
Atësia: | Qerim |
Vendlindja: | Vërvë Sarandë |
Vendbanimi: | Sarandë |
Datëlindja: | 12/9/1937 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 53 |
Data e Vendimit: | 12/3/1982 |
Gjykata: | Gjykata e Tiranës |
Lindi në Vërvë, Sarandë, më 1937. Të atin e kishin dënuar me burg për agjitacion e propagandë, më pas dënuan edhe Selfo Lumanin.
Më 12 mars 1982, me vendim nr. 53, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Hetuesia që u zhvillua në Tiranë zgjati 1 vit. Ka bërë 11 vjet e 6 muaj burg. Dënimin e ka kryer në burgje të ndryshme si Tiranë, Vlorë, Elbasan, Spaç etj..
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 116