Lindi më 16 janar të vitit 1949, në Lushnjë. Më 27 gusht 1969, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi me 7 vjet heqje lirie për "agjitacion e propagandë". Së bashku me vëllezërit e tij, Esatin  dhe Çaushin , si dhe me babanë e tyre, Azem Çokun, kanë bërë gati një shekull burg, në Burrel e Spaç, në Qafë-Bari e nëpër kampet të ndryshme të punës të shpërndara nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë. Në vitin 1973, gjatë revoltës së të burgosurve të Spaçit, ngriti flamurin kombëtar pa yllin komunist. U ridënua më 30 qershor 1973 nga Gjykata e Mirditës për "sabotim" dhe "agjitacion e propagandë" me 23 vjet të tjera, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vazhdoi kalvarin e vuajtjeve deri në ditët e fundit të regjimit. Mbas rënies së diktaturës, kreu Fakultetin Juridik

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 254.

Lindur në vitin 1949, në fshatin Muçias të rrethit të Lushnjes. Bedri Çoku ka kryer 25 vjet burg në Burrel e Spaç, në Qafë-Bari e nëpër kampet të ndryshme të punës të shpërndara nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë.
Burimi: "Zërat e Kujtesës"
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Një familje një shekull burg në Burrel, Spaç e Qafë-Bari

Historia e dhimbshme e Azem Çokut e tre djemve të tij që kaluan jetën përmes Lexo më shumë

Bedri Çoku: Nëna ime me foshnja në internim, tri ditë e netë rrugë nëpër shi, do hidhej nga ura për tu mbytur!!!

Unë kam qenë i vogël, kur u arrestua babai dhe na i morën të gjitha. Lexo më shumë