Arrestohet kur ishte ushtar. E akuzuan  për prishjen e portretit të Enver Hoxhës, kur ai, atë ditë që kishte ndodhur prishja e portretit në repart, nuk ndodhej aty sepse ishte larguar me leje. Dënohet me 9 vjet burg, pas torturash në hetuesi për të pranuar akuzën e trilluar. Vuan dënimin në burgun e Tiranës dhe të Spaçit. Ridënohet me 10 vjet burg, kur kryente dënimin në Spaç. Vuan dënimin në Ballsh, Lezhë, Qafë-Bari.

Lirohet para plotësimit të dënimit për kryerjen e një vepre ndërtimi, brenda afatit të kërkuar, pasi kishte kryer 11 vjet burg.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.