Skënder Hasan Dume, lindur në vitin 1912 në Starje të Kolonjës, me profesion nëpunës, ish-sekretar i Nënprefekturës së Kolonjës, u arrestua më 22.12.1944. U përfshi në një proces ku ishin edhe 7 persona të tjerë. U akuzua në bazë të neneve 14, 15, 18, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, si ish anëtar i Ballit Kombëtar. Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Kolonjës (pjesë e Gjykatës Ushtarake e Korparmatës së 2-të), e kryesuar nga Nexhat Dishnica, me pjesëmarrjen e prokurorit Çome Vodica, me vendimin nr.1, datë 28.5.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. Nga ky proces, Dervish Kurtesi, Ahmet Noku, Qemal Burimi, Ibrahim Noku, u dënuan me vdekje. U lirua me amnisti më 28.12.1949. Dume u arrestua për herë të dytë më 21.2.1951 me rastin e hedhjes së dinamitit në legatën sovjetike në Tiranë. Emri i tij gjendet në listën e rreth 170 të arrestuarve me rastin e kësaj ngjarjeje. Skënderi gjeti rastin dhe u largua nga paraburgimi në Tiranë, duke u arratisur nga Shqipëria. Me kujtime të freskëta nga Shqipëria, ai realizon një rrëfim mjaft interesant për kampet e vdekjes në Shqipëri, Vloçishtin dhe Bedenin, të cilat u botuan në gazetën “Flamuri”, nr.17-18, maj-qershor 1951. Pjesa e parë e rrëfimit lidhet me nisjen e një dite pune në kampin e Vloçishtit, i cili ishte një nga tre kampet që shërbyen për tharjen e kënetës së Maliqit.

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.312-313. Gazeta Zyrtare, 15 korrik 1946, f. 4-5; 30 korrik 1946
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.