Burgu nr. 15 Korçë (nga viti 1958 Reparti i Riedukimit nr. 317), vitet 1944-1960. 

Në këtë qytet ishte burgu politik me numër 15.  Burgu ishte ndërtuar nga francezët në vitin 1916 dhe shërbente për këtë qëllim. Në vitin 1950 në burg janë rreth 850 të burgosur, ndërsa kapacitet i burgut ishte rreth 300 persona. Në vitin 1954 kishte 161 të dënuar politikë. Në vitin 1957 kishte 100 të dënuar politikë dhe 95 ordinerë. TBC-ja dhe bronkiti kronik, sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në vitin 1954 burgu përmblidhte vetëm të burgosurit e qarkut të atyshëm me rreth 160 të burgosur.

Në vitin 1957 në burg ishin 106 të dënuar politikë dhe 100 ordinerë. Në vitin 1958 në burg vuanin dënimin 96 të dënuar politikë dhe 83 ordinerë.

Në bazë të urdhrit nr. 336, datë 1.4.1960 të ministrit të Punëve të Brendshme, burgu i Korçës u shkri. Të burgosurit e paaftë për punë u zhvendosën në burgjet e Tiranës dhe Vlorës. Të aftët u zhvendosën në repartet e punës. Korça do të kishte vetëm një pikë grumbullimi për të dënuarit e rretheve Korçë, Kolonjë dhe Pogradec, kur dënimi për ta merrte formë të prerë, pas të cilit ata dërgoheshin në repartin nr. 313 në Tiranë. Zhvendosja e të dënuarve u bë më 15.4.1960 me 6 kamionë, 4 “Zis” dhe 2 “Skoda”.

 

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.