Kreu Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe me një burs studimi vazhdoi Universitetin Katolik në Itali. Duke qenë që donte të linte trashëgimtarë, kërkoi të lirohej nga detyra e meshtarit pasi mbaroi studimet. U kthye në Shkodër ku punoi si sekretar banke dhe llogaritar. Me vendosjen e komunizmit nisi punë si mësues. U transferua në një fshat të Maliqit dhe më pas e kthyen sërish në Shkodër. Pas një viti, e pushojnë nga puna me motivacionin që nuk kishte shkollimin e duhur sepse ishte shkolluar për prift dhe më pas e arrestojnë bashkë me një grup korçar për veprimtari kundër pushtetit. Dënohet me 20 vjet burg dhe e lënë në burgun e Korçës. Lirohet me amnisti pas disa vitesh. Sigurimi i bënte presion për bashkëpunim, oferta të cilat Tom Kurti nuk i pranoi. Për këtë arsye, ai u ekzekutua pa gjyq dhe familjes iu tha që ishte hedhur nga një lartësi.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.