I lindur në Kosovë. Kaloi kufirin drejt Shqipërisë më 19 gusht 1956 për shkak të represionit serb në ato vite dhe mosnjohjes së gjendjes në Shqipëri. Kreu studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe filloi punë si mësues. Pa asnjë fakt, e arrestuan më 14 shtator 1983 dhe kreu një hetuesi 16-mujore ku e torturuan për të pranuar akuzat e sajuara sikur ishte bashkorganizator i një atentati për të vrarë Enver Hoxhën kur ky do të vizitonte Krujën. Akuza ndaj grupit ishte "Grup agjenturor, që kishim vepruar për përmbysje me dhunë të pushtetit popullor dhe atentati ndaj udhëheqësit kryesorë të Partisë". E dënuan fillimisht me pushkatim dhe pastaj dënimin ia kthyen në 25 vjet burg. Nuk pajtohej me dënimin dhe shkruajti disa letra ndaj institucioneve dhe drejtuesve të lartë ku e demaskonte padrejtësinë që i ishte bërë. Vuajti në Qafë-Bari, Spaç dhe Burrel ku ndërroi jetë disa muaj pasi ishte kthyer nga spitali.

Burimi: Dëshmi të bashkëshortes, Afërdita Selimi dhe të akuzuarit në të njëjtin proces, Sejfulla Teta
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.