Nuredin Skrapari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nuredin Skrapari |
Atësia: | Mentor |
Vendlindja: | Bubullimë, Lushnjë |
Datëlindja: | 1943 |
Profesioni: | Inxhinier nafte |
Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi ndaj inxhinierëve të naftës |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 15/3/1975 |
Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
Dënimi: | 10 Burg |
Vendimi: | Me vendim të Gjykatës së Lartë me dosje nr 12, datë 16.06.1976 |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | Sabotim ekonomik në fushën e naftës |
Dënimi: | 20 Burg |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu i Spaçit - |
Burgu: | Burgu i Qafë Barit |
Burgu: | Burgu i Burrelit |
Lindi në vitin 1943 në fshatin Bubullimë të Lushnjës. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U dënua tri herë nga regjimi komunist.
Herën e parë u arrestua më datën 15 mars 1975 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 10 vjet burg. Herën e dytë u dënua në vitin 1976 ndërsa vuante dënimin. Akuzat e ngritura ishin për sabotim ekonomik në fushën e naftës. Me vendim të Gjykatës së Lartë me dosje nr. 12, datë 16.06.1976, dënohet me 20 vjet burg.
Duke vuajtur dënimin nëpërmjet punës së detyruar në Spaç, Nuredini u arrestua më 23.2.1979. U përfshi në një “grup” që u akuzuan për krijimin e një organizate “kundërrevolucionare antisocialiste” me emrin “Revizioniste”. Dënohet me 18 vjet.
Transferohet në repartin e Qafë-Barit, ku vuan torturat e policëve pas revoltës së të burgosurve.
U lirua nga burgu më 24.8.1990. Ka botuar librin "Tragjedia e inteligjencës së naftës".