Fëmija i vogël i Tom Kurtit, të vrarë pa gjyq nga regjimi komunist. Nikolinit, pasi mbaroi liceun artistik "Jordan Misja", nuk iu dha bursë për të vazhduar studimet e larta për muzikë, ngaqë ishte i prekur politikisht. Nisi punë si kasap. Survejohej gjithë kohës nga Sigurimi. Për këtë arsye vendosi të arratisej. U pikas në kufi, por i shpëtoi breshërisë së automatikëve. Megjithëse kaloi Bunën dhe Drinin me not, u detyrua të kthehej për të mësuar fatin e shokut që e shoqëronte, i cili kishte pasur frikë të hidhej në lumë dhe ishte arrestuar nga forcat kufitare. Arrestohet dhe dënohet me 22 vite burg: 14 për tentativë arratisjeje dhe 8 për agjitacion dhe propagandë. Vuan në Spaç dhe Qafë-Bari deri në vitin 1990, kur u lirua me amnisti.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

“Varri i hapur” i krimeve të komunizmit

"Rreth 6,000 shqiptarë u vranë nga qeveria shqiptare ose nga agjentët e epokës komuniste" Nga Lexo më shumë