Lindi më 5 shkurt 1945, në fshatin Nicaj të Shalës (Dukagjin). Shkollën 7 vjeçare e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme industriale në Shkodër. Deri ditën e arrestimit, më 3 shtator 1975, punoi si elektriçist. U akuzua për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Për të vuajtur dënimin u dërgua në Spaç e, prej aty, në kampin e Qafë Barit. U riarrestua më 22 maj 1984, si organizator dhe
pjesëmarrës i revoltës në bashkëpunim me të tjerët. Me vendim nr. 3 të Gjykatës së Lartë, u deklarua fajtor për veprën “e terrorit në bashkëpunim”, dhe u dënua me 16 vjet heqje lirie. Pas shpalljes së dënimit, u transferua në burgun e Burrelit, nga ku dhe u lirua më 18 mars 1990. Vdiq më 14 qershor të vitit 2011, në Shkodër.

Burimi: https://kujto.al/edmond-caja-ky-kriminel-qe-torturoi-te-pafajshem-ne-burgun-e-qafe-barit-sot-qytetar-i-nderuar-gjerman/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.