Lindur më 1 Qeshor 1943 në Maqellarë, Dibër. Njihet dhe me emrin Hajredin Nasufi. Në moshën 6-vjeçare i vrasin të atin në kufi. Nga viti 1949 internohet familjarisht në Turan, Berat, Porto-Palermo, Tepelenë, Savër dhe së fundi në Gjazë të Lushnjes. Punoi në punë krahu në fermat N.B. Savër e Gjazë. Kohën më të madhe punoi si murator. 1961: kryen gjimnazin në Lushnje ku shfaqi talent letrar. U arrestua në 6 Gusht 1980, në Gjazë. Në bazë të nenit 55/ 1 për “agjitacion e propagandë” u dënua me 10 vjet heqje lirie. Akuza: - "Ka përhapur teorinë e Frojdit". Lexonte e perkthente libra te ndaluar si Metafizika e  dashurisë  e Shopenhaurit. Fletorja me dorëshkrimin në fjalë iu gjet shokut të tij Ahmet Kolgjini gjatë kontrollit kur e arrestuan. - I binte firzamonikës dhe luante pjesë klasike se nuk i pëlqente muzika popullore shqiptare. - Në Shqipëri arsimi është shumë i prapambetur edhe arsimtarët janë injorantë. - Bukën e misrit nuk e hanë as qentë. - Thoshte se babai i tij nuk ishte marrë me politikë, prandaj edhe internimi ishte i padrejtë. Vuajti në burgjet: Spaç, Zejmen, Qafë-Bari, Tiranë. 17 Gusht 1987 u lirua nga burgu. I portretizuar nga shkrimtari V. Zhiti, si pjesë e intelektit letrar dhe e forcës së të dënuarve. I martuar më Adrianën, vajzën e L. Radit. Humbi djalin e vogël në internim, Gentin. Fëmijët e lindur në internim: Ervisi dhe Suela. Më 1990 emigroi familjarisht në Itali dhe që nga viti 1991 jeton në New York, SHBA. 1994: anëtar i bordit të Federatës Vatra. Ka botuar tregime dhe ese letrare në gazetat Dielli dhe Ilyria në SHBA.

Burimi: Visar Zhiti: Rrugët e ferrit, Omska 1, Tiranë 2012, f. 475; Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994; Adriana Dine Radi: Udhëtim në Qafë-Bari, reportazh, dorëshkrim10 f; Dine Dine: intervistë pranë ISKK, 18 shtator

Video:
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

"30 vjet peng për dy miq të mirë"

Ata ishin bërë miq në burg. Kishin qëndruar pranë halleve e brengave të njëri tjetrit, Lexo më shumë

blank

Internim i përjetshëm/ Dëshmi nga Dine Dine

"Kampi i Tepelenës ka qenë kamp shfarosje. Thuhet se kanë vdekur rreth 300 vetë. Po Lexo më shumë