Gjykata Popullore e Rrethit Fier e kryesuar nga Thimjo Kondi, duke pasur pranë prokurorin Nebi Shkëmbi, me vendimin nr.130, datë 4.6.1980 e deklaroi fajtor me akuzën e agjitacionit e propagandës si dhe të tradhtisë ndaj atdheut të mbetur në tentativë. Agroni u dënua me 11 vjet.  Niset ta vuajë dënimin në Spaç. Pas 3 vitesh, dërgohet në Qafë-Bari. Vetëm një muaj nga qëndrimi këtu, i shkruan Enver Hoxhës për kushtet e këqija. Më 5.3.1983 Enver Hoxha lë shënim në letër se duhej kontroll i rreptë në burgje e kampe e se duheshin marrë masa ndaj atyre policëve e drejtorëve po të ishte kështu. Ramiz Alia thërret prokurorin e përgjithshëm, Rrapi Mino, i cili më 8.3.1983 kryen një inspektim në Qafë-Bari.

Burimi: Nga Kastriot Dervishi
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.