Informacione | |
---|---|
Ngjarja: | Gjyqi ndaj organizatës “Bashkimi Kombëtar” |
Data: | 22/2/1946 |
Vendi: | Shkodër |
Viktimat: |
Më 22 shkurt 1946, në Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, u zhvillua gjyqi ndaj të ashtuquajturës organizata “Bashkimi Kombëtar”. Mes të arrestuarve, që më pas u dënuan me pushkatim ishin edhe intelektualë dhe klerikë të klerit katolik, mes tyre edhe Pader Gjovani Fausti nga Breshia e Italisë, Pader Danjel Dajani nga Shkodra, Pader Gjon Shllaku po nga Shkodra. Në akuzën e ngritur nga prokurori Aranit Çela, thuhet shprehimisht: “Me ndihmën e reaksionit grek e anglo-amerikan, kanë përgatitë terrenin për një kryengritje me armë që do të bëhej në dhjetor ose për Krishtlindje. Opinioni i mban si patriotë, por në të vertetë si elementë fashistë dhe me kulturë të gjërë janë përsona që nuk i vlejnë rregjimit të sotëm, prandaj janë armiqtë më të mëdhenjë”. Ndërsa në fund del vendimi, duke çuar para togës së pushkatimit gjashtë persona, shtatë të tjerë më burg të përjetshëm, ndërsa 16 të tjerë me dënim me burg për shumë vite.
Akt gjykim. Në emër të popullit shqiptar.
Këshilli gjyqësor ushtarak i qarkut të Shkodrës, i formuar prej: kryetar, toger Mustafa Iljazi – anëtar, kapiten Namik Qemali – anëtar, aspirant Tonin Miloti.
Prokuror Aranit Çela dhe Sekretari Shaban Dautaj. Sot më datën 22 fruer 1946 aprovohen ndëshkimet me vdekje për:
1 Patër Gjovani Fausti - nga Breshia e Italisë
2 Patër Danjel Dajani nga Shkodra
3 Patër Gjon Shllaku nga Shkodra
4 Mark Ndue Çuni nga Shkodra
5 Qerim Sadik Myftari nga Gucia
- Gjelosh Lulash Bajraktari nga Shosh Dukagjini
Ndërsa u dha vendimi, u prit pak ditë që të merrej aprovimi nga Enver Hoxha, që pa hezitim vendosi të miratojë listën e të pushkatuarve, pasi arrestimi dhe më pas akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve kishin që më parë aprovimin e Enver Hoxhës, që në atë kohë mbante postin e Ministrit të Luftës. Më poshtë është proceverbali i mbajtur nga zëvendësprokurori i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, në lidhje me ekzekutimin e dënimeve me vdekje dhe fjalët e fundit që thanë të dënuarit me pushkatim.
PROCESVERBAL: “Sot, më datën 4 mars 1946, ditën e hënë, ora 5 paradreke, unë aspirant Tonin Miloti, me cilësinë e zëvendësprokurorit të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin të dënuarit me vdekje për të marrë fjalën e fundit të tye dhe për t'u ndodhur present në kohën e ekzekutimit, të cilët pasi u pyetën para se të ekzekutoheshin thanë këtë:
Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët se no nji shpifje ua kam ba prej zorit që kam pasë. Nanës të fala dhe të më puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të m'i paguajnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipnia.
Pader Danjel Dajani: “I fali ata që më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafaj ma mirë se fajtuer. T'i japin prindërit (farefisi) Dom Zef Shllakut pare për të thanë 2 meshë.
Pader Gjovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen t'u krye detyrën teme. Dërgoni shëndet jezuitëve, xhakonjve, apostolikëve dhe arqipeshkëvit. Rroftë Krishti mbret.
Pader Gjon Shllaku: “Lamtumirë m’i thoni shokëve Françeskanë dhe të gjithë të njohurve. Rroftë Krishti mbret, Rroftë Shqipnia.
Mark Çuni: “I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar si dhe ata që do të më ekzekutojnë. T'i thoni nanës se i kam Lodovik Rashës 15 napolona borxh dhe t'ia paguaj. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia.
Qerim Sadiku: “I fali të gjithë ata që në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar me vdekje, edhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia.
Gjyqi ndaj organizatës “Bashkimi Kombëtar”
1 Gjergj Bici - 26 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit
2 Gjelosh Luli - 32 vjeç nga Kastrati, profesor
3 Pjetër Berisha - 30 vjeç nga Gucia, ish-kapiten
4 Ndoc Vata - 24 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit
- Gjon Shllaku - 22 vjeç nga Shkodra, universitar në Seminarin jezuit
- Preng Lezaj - 24 vjeç nga Lezha, universitar në Seminarin jezuit
- Zef Mirdita - 19 vjeç nga Shkodra, student
Dënuar me 30 vjet:
1.Gjovalin Zezaj - 17 vjeç nga Shkodra, student
2.Mark Lulashi - 29 vjeç nga Shkodra, nëpunës
3.Mark Shllaku - 31 vjeç nga Shkodra, kontrollor pyjesh
4.Nino Kurti - 28 vjeç nga Shkodra, ish-toger
5.Andro Petroviç - 30 vjeç nga Shkodra, ish-nëpunës
- Pjetër Delia - 18 vjeç nga Dukagjni, ushtar
Dënuar me 20 vjet:
1.Luigj Shoshi - 30 vjeç nga Shkodra, punëtor
2.Paulin Kel Pali - 25 vjeç nga Shkodra, tregtar
Dënuar me 15 vjet:
- Luigj Kçira - 20 vjeç nga Shkodra, student
- Rrok Martini - 22 vjeç nga Bushati, bujk
- Çesk Gjeluci - 20 vjeç nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën françeskane
Dënuar me 10 vjet:
- Pjetër Gjoka - 20 vjeç nga Beltoja, universitar në Seminarin jezuit
- Mufit Bushati - 18 vjeç nga Shkodra, student
- Nik Delia - 33 vjeç nga Dukagjini, bujk
Dënuar me 5 vjet:
- Ernest Dema - 16 vjeç nga Shkodra, student
- Pjetër Kokri - 27 vjeç nga Dukagjini, bujk
- Jak Vasa - 23 vjeç nga Bushati, bujk
Dënuar me 2 vjet:
- Ndoc Rroku - 47 vjeç nga Jubani, bujk
- Ded Mëhilli - 30 vjeç nga Dukagjini, bujk
- Osman Plaka - 25 vjeç nga Tirana, rreshter
- Hysen Pjetër Nikaj - 33 vjeç nga Dukagjini, ushtar
- Pashk Kola - 22 vjeç nga Berdica, ushtar