Lindi më 1911, në Sopik, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si “armik i popullit, që ka kryer këto faje: qysh në
vitin 1942 ka qenë i lidhur me armikun e popullit Vasil Shahinin dhe me Zetren.
Në vitin 1945 lidhet me spiunazhin grek, krijon grup dhe i dërgon informata
spiunazhit të huaj, ka punuar në drejtim të përçarjes së popullit minoritar, ka shtruar planin së bashku me Zetren për ngritjen e një çete Zerviste në krahinën e Pogonit Gjirokastër , ka qenë anëtar dhe më vonë Kryetar i Këshillit Nac. Çl. dhe në kohë vazhdon lidhjet me spiunazhin grek duke i dërguar informata, ka qenë shtylla kryesore e reaksionit grek në Qarkun e Gjirokastrës”. U dënua me vdekje dhe konfiskim pasurie. Dënimi u aprovua nga Gjykata e Lartë më 6 shtator 1946.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 48-49
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.