E arrestuan duke e akuzuar për bashkëpunim me grekët dhe pasi nuk mundën ta vërtetonin, sajuan akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe e dënuan me 10 vite burg dhe 5 vjet internim, pas burgut. Pas hetuesisë 9-mujore në Ersekë dhe marrjes së dënimit të gjyqit që u zhvillua po në Ersekë, shkoi në burgun e Tiranës për dy javë për t'u nisur më pas drejt kampit të Spaçit. Në Spaç, kaloi tre vjet. Pastaj e dërguan në kampin e Qafë-Barit, ku u lirua, pas një uljeje dënimi, në qershor të 1986, më shumë se 7 vjet që nga dita e arrestimit.

Punoi në miniera si në Spaç dhe në Qafë-Bari.

Burimi: Intervista e Thanas Zhadros, arkiva e familjes Doko, kujto.al
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.