I biri Mihalit dhe Kristinës, lindur në Shalës të Kolonjës, banues në Tiranë, kishte kryer 6 klasë teknike (4 në bujqësi dhe 2 në inxhinieri, diplomuar në vitin 1934).

Arrestuar më 12.4.1946. Ishte internuar më 3.3.1942 nga fashistët nga Shqipëria në Bari. Ka qenë bashkë me: Hasan Reçi, Galip Hatibi, Zenel Hekali, Petro Bullati, Qamil Islami, Ibrahim Çoku, Ahmet Spahia (ngelur në Itali), Ramazan Bellalla etj.. Më vonë kanë ardhur: Kolë Berisha, Merushe Vasil Llazari, Pavli Margariti. U liruan në fund të tetorit 1943. Nga burgu, së bashku me Qamil Islamin, Vasil Llazarin, Pavli Margaritin dhe Ahmet Spahiun, u morën nga britanikët dhe u çuan në kampin e Tarantos. Pak ditë më vonë i çuan në një kamp tjetër (në origjinal shkruhet Karbunarë të Italisë, por duhet të jetë diçka tjetër), edhe ky i drejtuar nga britanikët. Këtu erdhën Galip Hatibi, Foto Vesha, Qani Katroshi, Vadil Kërtusha, Nazmi Mitraku, Jakup Kalaja, Vasil Greku, Nesti Orogollaj, Irfan Asanaj (të gjithë nga Brindizi) dhe disa të tjerë të dënuar për çështje ordinere. Në këtë kamp gjetën edhe Ismail Karapicin. Ky i fundit dhe Kolë Berisha ikën nga kampi e shkuan në vilën e përmendur më lart. Nga vila janë larguar më 10.4.1944 fillimisht në Napoli e pastaj prej këtu me avion për në Vis të Jugosllavisë. Pas një udhëtimi të gjatë, diku nga fundi i vitit, ai dhe Galip Hatibi u bashkuan me brigadën e 3-të diku në kufirin shqiptaro-malazez. Në mars 1945, ai dhe Galip Hatibi, për të keqen e vet, mbërritën në Tiranë.

Spiro Ruço akuzohej se pas ikjes së Hasan Reçit i shërbeu spiunazhit amerikan. Në seancën e fundit, ai deklaroi si më poshtë: Isha militant komunist i orëve të para. Për sa akuzohem nuk janë të vërteta. Kam qenë i ndershëm dhe ndershmërinë time nuk e barazoj me vdekjen. Gabime mund të kemi bërë, si në Itali, ashtu edhe në punën e sotme.

Fjalët e fundit: Agjent nuk kam qenë dhe as kam menduar. Kam qenë vetëm komunist dhe kam shërbyer për këtë deri në fund. S’kam pasur asgjë të përbashkët me reaksionin.


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.