Djali i Qemal  e Ylejme Merdanit, këngëtar, diplomat.Lindi në Korçë, në vitin 1940. Pas Festivalit XI në Radio-Televizion, si disa kolegë të tij, u arrestua dhe me vendim nr. 67, datë 2 tetor 1973, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Teksa po vuante dënimin në burgun e Spaçit, u ridënua me 10 vjet të tjera. U lirua në korrik 1989 pasi kish vuajtur për 16 vjet e një muaj në Spaç, Burrel e Qafë Bari. Gjatë vitet ‘90-të punoi si Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Romë dhe më vonë në Bukuresht. Pas katër vjet e gjysmë në Bukuresht, filloi punë në Drejtorinë e Kulturës pranë Ministrisë së Jashtme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 291
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.