Jurist, i vëllai i Ihsan Libohovës. U diplomua dhe u doktorua për Drejtësi pranë Universitetit të Romës. Pas kthimit në Shqipëri u mor me avokati. Më 23 maj 1952, me vendim nr. 227, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "përgatitje për arratisje jashtë shtetit dhe agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë. Më vonë, dënimi iu kthye në 101 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit.

Burimi: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, f. 71-72

Vdiq në burgun e Tiranës.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.