U lind në vitin 1912 në Sagroçan të Peshkopisë. U akuzua në bazë të neneve 15, 17, 18 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, për organizim të arratisjes së një pjesë të ushtarëve të divizionit për t’u bashkuar me Muharrem Bajraktarin. Kishte qenë oficer “në kohën e pushtimit, i kapur rob në nëntor 1944 në Prizren”. Gjykata Ushtarake e Divizionit të 5 sulmues, e kryesuar nga major Musa Daci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Riza Taushani, me vendimin nr.s’ka, datë 28.8.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje e konfiskim të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.348, datë 26.10.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Më 7.11.1945 E.Hoxha miratoi dënimin me vdekje bashkë me Selim Vocin.

Ekzekutimi i dy ushtarëve u krye para forcave të Brigadës së 5-të. Ushtarët thërrisnin vazhdimisht: “Poshtë tradhtarët”. Njoftimi është përpiluar më 14.12.1954 kur divizioni gjendej në Elbasan.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.