Gjatë ushtrisë kishte dashur të largohej nga Shqipëria, por planin nuk e vunë kurrë në jetë. Megjithatë, pasi u lirua nga ushtria, Sigurimi do e ndiqte derisa me akuzën e sajuar për bashkëpunim për përmbysjen e pushtetit popullor, bashkë me agjitacion dhe propagandë, e dënuan me 14 vjet heqje lirie.

Vuajti në kamp-burgjet e Spaçit dhe Qafë-Barit. Pas revoltës së Qafë-Barit, e zhvendosën, bashkë me një grup tjetër të dënuarish në burgun e Lezhës, për ta kthyer prapë në Spaç e më pas në Batër, ku shfrytëzohej puna e të burgosurve për nxjerrjen e mineraleve.

U lirua në fund të vitit 1989 dhe në vitin 1991 u arratis nga kufiri me Greqinë duke iu shpëtuar armëve të rojeve të kufirit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.