Riza  Ismaili i njohur si Riza Kishta, nga emri i vendlindjes së tij, fshati Kishtë i rrethit të Gramshit, u lind në vitin 1897. Pasi mbaroi Normalen në Elbasan më 1914, u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit, ku më vonë merr detyren e sekretarit dhe të nënkryetarit të komunës. Më 1919, shkoi në Ankara dhe studioi për një vit në Akademinë Ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit. Më 1921 shkoi në Itali dhe studioi për dy vjet në Akademinë Ushtarake të Firencës, ku dhe u diplomua me rezultate të larta në degën e Kavalerisë. Më 1923, në Garnizonin Ushtarak të Tiranës, ndërsa më 1925 në Gardën Kombëtare. Më 1927-1936 ishte deputet në Parlamentin Shqiptar (deputet i Gramshit). 1936- Mbreti Zog e emëroi kapiten Riza Kishtën në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës. 1938- Qarkomandant i Xhandarmërisë në nënprefekturën e Peshkopisë.

Rizai nuk u konfrontua asnjëherë me partizanët dhe i quante ata “djemtë tanë”. Kjo nuk kishte si t’i shpëtonte Kuesturës, e cila kërkoi që Riza Kishta të internohej në një komunë të largët të Italisë, për një periudhë dyvjeçare”. Me t’u kthyer nga internimi në Gandino (provincë e Bergamos), Rizai u vendos në krye të forcave nacionaliste në Gramsh. Në shtator 1944, kur luftës po i vinte fundi, Rizai tërhiqet në familje. Njërëz në zonë, mes tyre edhe komunistë, e njihnin veprimtarinë antifashiste të Rizait dhe e propozuan për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që zhvilloi punimet në Berat në 20-23 tetor 1944.

1945 deputet në Qarkun e Elbasanit si kandidat i Frontit Demokratik i propozuar nga Partia Komuniste. Në 16 gusht të 1946-s, pasi nisi vala e arrestimeve ndaj bashkëpunëtorëve të tij, Rizai që më shumë në jetë vlerësonte lirinë dhe arsimin, së bashku me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qazimin, ikën nga shtëpia dhe dolën në mal në arrati. Pasi u dorëzuan, ata i mbyllën në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Gramshit dhe pasi i mbajtën disa kohë aty, i transferuan të gjithë në Degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit. Riza Kishta vdiq në tortura pas 14 muajsh.

Më 13 mars 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi "për motive politike", më 17 maj 1949.

Burimi: Familja

Dokumente

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 225
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.