Ekzekutuar pa gjyq më 28 gusht 1946, në atë që njihet si masakra e Gurëzit, ku u pushkatuan 10 veta pas vrasjes së Rexhë Deliut.

Mark Stak Gjeka (1881-1946) kishte gradën oficer rezerve në kohën e Mbretërisë Shqiptare. Ishte vëllai i lufëtarit të kryengritjes për zonën e Gurëzit, Nik Staka.

Mark Staka si autoritet, oficer rezervë, i njohur nga qeveria e kohës bashkë me si rangun e tij Mark Miri, ndihmuan kosovarët e dëbuar nga qeveria jugosllave në vitet 1925-1930, i pranuan dhe i sistemuan me tokë. Mori pjesë në drejtimin e reformës agrare më 1935.

Mark Staka si funksionar i Mbretërisë, oficer rezervë, si pronar tokash dhe i kullës së lartë, futet në listën e personave për t’u pushkatuar pa gjyq.

Mark Staka para pushkatimit kërkoi lirimin e të birit të Nik Stakës, Zef Nik Stakës, 24 vjeç, pasi ishte i ri dhe i martuar, kishte edhe një vajzë një vjeç e gjysmë. Drejtuesi i operacionit të spastrimit të Gurëzit nuk e mori parasysh kërkesën e xhaxhait të 24-vjeçarit, por e ekzekutoi në vend, të parin nga 10 burrat e lidhur, përgatitur për pushkatim.

Mark Staka nuk ishte kriminel, nuk kishte vrarë njeri, kishte qenë më parë punëtor (1921-27) si shumë banorë nga zona në përpunimin e lëndës drusore të fushës në kombinatin e vogël të sharrave në Patok.

Familja e Mark Stakës pësoi edhe dëme të tjera si sekuestrim pasurie, humbje të drejtash civile deri në pengim të fëmijëve për të vazhduar shkollat e larta.

Mark Staka, për meritat e tij familjare e personale, pas ndryshimit të sistemit më 1991, është dëshmor i masakrës së Gurëzit.

 

Burimi: Ndue Hoti, studiues i ngjarjeve të Gurëzit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.