Mark Mir Gjieri  ishte oficer rezervë në kohën e mbretërisë në lokalitetin e Gurëzit. Para Pavarësisë, mori pjesë në kryengritjen e malësorëve të Gurëzit dhe Bregut të Matit nën drejtimin e vëllait të tij, Nikoll  Miri (dëshmor i Atdheut për Pavarësi) dhe Ded   Coku, më 22 qershor 1912, ku mbetën dëshmorë 17 vetë. Mark Miri-shkruan At Marin Sirdani- vrau atë ditë 19 ushtarë turq. Ish-Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu e ka vlerësuar kontributin e Mark Mirit për Pavarësi më 1927.

Mark Miri bëri rezistencë ndaj pushtimit fashist 1939, kur shërbente si ushtarak në postën kufitare (skela bregdetare në limanin e Patokut) dhe drejtoi Reformën Bujqësore në kohën e mbretërisë (1935). Mark Miri mori pjesë me Rexh Deliun nacionalist në Konferencën e Mukjes më 1-3 gusht 1944. Mark Miri ishte në krahun e Abaz Kupit.

Mark Miri priti më 24 gusht në Gurëz, në shtëpinë e tij, mikun e tij, Rexh Deliun, por të nesërmen, 25 gusht 1946, mikut të tij iu bë atentat sapo mori fjalën para shumë pjesëmarrësve.

Mark Miri u arrestua në moment pas atentatit ndaj Rexhës me shumë të tjerë nga fisi i tij dhe bashkëvendas të tij. Asnjë prej tyre nuk kishte dorë në vrasjen e ndodhur. Mark Miri u ekzekutua pa gjyq më 28 gusht 1946 bashkë me vëllain e tij Zef Miri.

Burimi: Ndue Hoti, studiues.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.