Lindi në vitin 1942. I biri i ish-ministrit të Brendshëm, Kolë Bibë Mirakaj. U internua familjarisht për motive politike në vitin 1945, në Berat, Kuçovë, në Katër Rrugët e Shijakut, Valias, Tepelenë, Turan, Kalanë e Porto-Palermos dhe si përfundim në fshatrat e Lushnjës, ku jetoi deri në 20 gusht 1991. Në vitin 1960, kreu Politeknikumin e Ndërtimit. Teksa po kryente internimin në kampin e Gradishtës të Lushnjës, më 15 janar 1980 u arrestua dhe dënua me 10 vjet burg. U lirua nga burgu më 28 mars 1987.

Nga viti 1991 e në vazhdim jeton në SHBA.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 262.
Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VIII, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2022
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.