Lindi më 26 qershor të vitit 1934, në Sarandë. Më 1 shtator 1977, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu 8. Kipe Abdi ishte arratisur dhe kishte shkuar në Kanada, por i besoi thirrjes së shtetit shqiptar që kush nuk kishte kryer krime, do të falej dhe u kthye, por e arrestuan sapo zbriti nga anija në Durrës. U arrestua sërish më 1988 dhe më 5 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit mbetur në fazën e tentativës» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Doli nga burgu në vitin 1991.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 646.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.