Ka vuajtur dënim me burg prej 28 shtator 1979 deri më 16 dhjetor 1988.

 

 

Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.246-2547

Hysni Deda lindi më 4 nëntor 1955 në Bulqizë. Është i biri i Riza Dedës. U arrestua në shtator të vitit 1979 dhe u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe pune të detyruar nga Gjykata e Peshkopisë me akuzën "Tentativë arratisje" dhe "Agjitacion e propagandë". Të dyja akuzat ishin ngritur mbi dëshminë e dy shokëve të tij, më cilët ai ishte shprehur i pakënaqur ndërsa ishin së bashku në një kafene. U arrestua nga nënkryetari i degës së Peshkopisë Dervish Spahiu, kryetari i hetuesisë Pashk Jushi dhe hetuesi Shpëtim Hima. Është torturuar në hetuesi. U dënua me 15 vjet burg dhe punë të detyruar- dhjetë vjet për "tentativë arratisjeje" dhe 5 vjet për “agjitacion e propagandë".  Hysni Deda u dërgua fillimisht në burgun e Spaçit ku vuajti dënimin nga shkurti i 1980 deri në prill të vitit 1983. Nga vitit 1983 deri në 16 dhjetor 1988 ai vuajti dënimin në burgun minierë të Qafë Barit. Burimi: Dëshmi e dhënë nga ish i dënuari Hysni Deda për "Kujto.al"
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Hysni Deda, 15 vjet burg vetëm për një fjalë goje me shokët në kafene…

"Unë nuk e dija se mund të dënoheshe për fjalë që i thoje mes shokëve!!! Lexo më shumë