Djali i Jusuf Sokolit. Fillimisht i burgosin të vëllanë e madh, Ibrahimin, më pas babanë dhe vëllanë, Ramadanin. Në vitin 1966, Hodon e arrestuan dhe e dënuan me 16 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 3 vjet. U akuzua me të tjerë në bazë të neneve 64 në kombinim me nenin 10 (tradhti ndaj atdheut), 73/1 (agjitacion e propagandë) dhe 218/2 (moskallëzim krimi) të Kodit Penal. Konsiderohej pjesë e një “grupi” të madh prej të cilit u dënuan me vdekje Mursin Muka dhe Brahim Tepelia. Në “grup” bënin pjesë edhe Hamza Cungu, Faik Hoxha, Hafiz Sabri Koçi  dhe Hajdar Meta.

Hodoja u ridënua në revoltën e Spaçit (1973) me 25 vite burg.

Ka mbetur proverbiale përgjigjja e tij në gjyq: – Në gjuhën shqipe mbiemri i përshtatet emrit, por ka dhe përjashtime, kur mbiemri nuk i përshtatet emrit, kështu ka ndodhur edhe me mua, s'mund t'i përshtatem sistemit komunist të “Enver Hoxhës”.

Vuajti dënimin në kampin e Repsit, Burrelit, Spaçit, Sarandës.

U lirua më 15.9.1990 nga Reparti nr.305 Përparim sipas dekretit nr.7412, datë 8.9.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Vuajti 24 vjet, 3 muaj, 9 ditë burgim.

Burimi: libri Dhimbje me autore Fatbardha Saraci Mulleti
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.